KLEVI FIRE PROTECTION SHPK është një kompani profesionale e specializuar në sektorin e mbrojtjes kundër zjarrit, sigurisë industriale dhe teknologjive moderne për parandalimin dhe fikjen e zjarreve, me fokus në zgjidhje ekologjike, inovative dhe në përputhje me standardet europiane dhe ndërkombëtare.

Kompania operon në Republikën e Shqipërisë dhe në tregun ndërkombëtar, duke zhvilluar aktivitet në:

  • Kosove
  • Itali,
  • Slloveni,
  • Kroaci,
  • Bosnje dhe Hercegovinë,
  • Mali i Zi,
  • Serbi,
  • Maqedoninë e Veriut,
  • Bullgari,
  • Rumani,
  • si dhe në vende të tjera të rajonit të Ballkanit dhe Europës.

Në kuadër të zhvillimit të saj ndërkombëtar, kompania zhvillon aktivitet tregtar dhe teknik në bashkëpunim me partnerin gjerman CWFire-Support GmbH, si dhe me kompani industriale dhe teknologjike në Itali dhe vende të tjera europiane.

Objektivi kryesor i KLEVI FIRE PROTECTION SHPK është implementimi i teknologjive moderne antincendio në sektorët:

* civilë,

* industrialë,

* aeroportualë,

* portualë,

* energjetikë,

* institucionalë,

* dhe infrastrukturorë strategjikë.

Falë eksperiencës profesionale dhe orientimit drejt inovacionit, KLEVI FIRE PROTECTION SHPK ofron:

* sisteme moderne të mbrojtjes kundër zjarrit,

* fikëse profesionale dhe speciale,

* agjentë ekologjikë për fikjen e zjarrit,

* pajisje sigurie industriale,

* sisteme teknologjike për emergjenca dhe mbrojtje aktive,

* si dhe shërbime teknike për instalim, mirëmbajtje dhe kontroll periodik sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare.

Në kuadër të aktivitetit të saj ndërkombëtar, kompania promovon dhe zhvillon përdorimin e teknologjive ekologjike dhe 100% biologjike për fikjen e zjarrit, me fokus të veçantë në mbrojtjen e mjedisit, sigurinë e njerëzve dhe reduktimin e ndikimit ambiental.

KLEVI FIRE PROTECTION SHPK është e angazhuar të ofrojë produkte dhe shërbime që karakterizohen nga:

* cilësi e lartë,

* besueshmëri maksimale,

* performancë profesionale,

* përdorim i lehtë dhe efikas,

* standarde të avancuara sigurie,

* dhe respektim i plotë i normativave europiane dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit.

Me një vizion modern dhe ambicie për zhvillim ndërkombëtar, KLEVI FIRE PROTECTION synon të pozicionohet si një referencë profesionale në sektorin e mbrojtjes kundër zjarrit, sigurisë industriale dhe teknologjive ekologjike në Ballkan, Itali dhe më gjerë në tregun europian.

Check Our
Network

Shape
Part of Our Community 11 Countries

Contact Info

©copyright 2025 Klevi Fire Protection Balkans